Një tërmet me magnitudë 4.7 të Shkallës Rihter lëkundi këtë të premte Maqedoninë e Veriut.

Lëkundjet u ndjenë në orën 22:17. Ato e kishin epiqendrën 18 kilometra nga Mavrova dhe ishin me një thellësi prej 10 kilometrash. Lëvizjet sizmike u ndjenë edhe në Shqipëri e Kosovë.

Lëkundjet u pasuan nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe me epiqendrës 16 kilometra nga Gostivari./tvklan.al