Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 u ndjenë sërish këtë të martë në Shqipërinë e Mesme, përfshirë kryeqytetin Tiranë.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 15:05. Sipas Qendrës Evropiane Mesdhetare të Sizmiologjisë, epiqendra e tërmetit ishte rreth 30 kilometra në jug-perëndim të Tiranës dhe 5 kilometër në veri të Rrogozhinës. Tërmeti goditi në një thellësi prej 5 kilometrash.

Lëkundje të forta u ndjenë në Tiranë, Kavajë dhe Durrës. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 goditi Shqipërinë më 4 Korrik, duke u pasuar nga qindra lëkundje më të lehta në ditët në vazhdim. /tvklan.al