Lëkundje tërmeti janë ndjerë në jug të vendit tonë.

Sipas faqes zyrtare të EMSC epiqendra e tërmetit ka qenë në Korfuz, 18 km larg Himarës, me magnitudë 3.7 të shkallës rihter dhe me një thellësi prej 10 km.

Sipas mediave vendase, nuk ka pasur asnjë dëm. /tvklan.al