Lëkundje tërmeti në Korçë

Lëkundje tërmeti në Korçë

16:33 31/07/2019

Dy tërmete me magnitudë 4.7 dhe 3.4 të shkallës Rihter kanë tronditur pasditen e së mërkurës juglindjen e Shqipërisë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti i parë goditi në orën 16:21 rreth 124 km në juglindje të Tiranës dhe 11 km në juglindje të Korçës, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Vetëm 7 minuta pas lëkundjes së parë, një tjetër tërmet, kësaj radhe me magnitudë 3.4 ka goditur rreth 16 km në lindje të Korçës dhe 4 km në jug të Bilishtit.

Ministria e Mbrojtjes tha se “nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile të Njësive Vendore, deri më tani nuk ka dëmtime materiale.”

Para dy muajsh, një tjetër tërmet në fshatrat Qafëzez dhe Floq të Korçës shkaktoi dëme të shumta materiale duke shkatërruar me dhjetëra banesa.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT