Lëkundje tërmeti në Korfuz

Lëkundje tërmeti në Korfuz

17:55 14/08/2019

Një tërmet ka goditur ishullin e Korfuzit në Greqi ditën e pasditen e sotme. Sipas Institutit grek të Gjeodezisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter.

Epiqendra u regjistrua 30 kilometra në jug të Korfuzit në një thellësi 43.7 km nëntokë. Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për persona të lënduar dhe për dëme materiale.

Gjatë ditëve të fundit, Greqia është goditur nga disa tërmete, fatmirësisht pa pasoja. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT