Jugu i Shqipërisë është goditur nga lëkundje tërmeti pasditen e sotme. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Memaliaj dhe në një thellësi 10 kilometra nën tokë.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për dëme materiale dhe të lënduar. Gjatë javëve të fundit, vendi ynë është goditur nga disa tërmete, që fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme. /tvklan.al