Një tërmet me magnitudë 3.6 ra mëngjesin e kësaj të mërkure në vend. Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 07:30.

Tërmeti me thellësi 11 kilometra e kishte epiqendrën 12 kilometra nga Durrësi dhe 26 kilometra nga Tirana.

Lëkundjet janë ndjerë në përgjithësi në qarkun e Durrësit siç shihet nga dëshmitë e qytetarëve në faqen e internetit të Qendrës Europiane Mesdhetare Sizmologjike.

“U ndje goxha”, shkruan një qytetar nga Manza.

“Me lëvizi krevati, isha në gjumë”, thotë një tjetër./tvklan.al