Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në orën 15:25.

Epiqendra ka qenë në Maqedoninë e Veriut me magnitudë 4.9 në thellësi 10 km nën tokë. Lëkundjet sizmike u ndjenë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Nga tërmeti nuk ka dëme dhe as të lënduar. Gjatë gjithë ditës janë ndjerë lëkundje me epiqendër në Maqedoninë e Veriut. /tvklan.al