Tërmeti lëkund sërish Tiranën e Durrësin

Tërmeti lëkund sërish Tiranën e Durrësin

17:05 19/12/2019

Sizmiologët: Asgjë për t’u shqetësuar

Tërmeti lëkund sërish Tiranën e Durrësin. Lëkundjet ishin të shkallës 4.3 Rihter me epiqendër në Maminas.

Tërmeti ra në orën 17.03 minuta. Lëkundjet shkaktuan panik te banorët e Durrësit, qyteti që u godit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Por për sizmologët, rënia e tërmeteve me këtë magnitudë është normale.

“Këto janë nivele të pritshme. Magnitudat e rendit 4 apo 4.3 janë një ecuri normale. Panik ose frika krijohet nga idea që kemi kaluar ato goditje të forta, por këto nuk kanë asnjë lloj efekti”, shprehet sizmiologu Rrapo Ormeni.

Ditët e fundit, lëkundjet kanë qenë të një niveli më të ulët, por pritet që pasgoditjet të vijojnë. 

Durrësi ishte qyteti më i godituri nga tërmeti i 26 Nëntorit, ku humbën jetën 24 persona. Në total, kjo fatkeqësi u mori jetën 51 personave dhe rreth 900 të tjerë mbetën të plagosur.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi