Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në rajonet e Tiranës dhe të Durrësit mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 në një thellësi 7 kilometër nën tokë me epiqendër 3 kilometër në veri të fshatit Bubq.

Lëkundjet sizmike kanë shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes thotë se nga komunikimet me Prefekturat dhe me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.

“Nga komunikimi me Bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale deri tani”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Qytetarët raportojnë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

“Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 Nëntorit”, thotë IGJEUM. /tvklan.al