Lëkundje tërmeti në Vlorë, Shkup dhe Athinë



Lëkundje tërmeti në Vlorë, Shkup dhe Athinë

15:45 02/12/2020

Nuk ka dëme materiale

Lëkundje tërmeti në Vlorë, Maqedoni dhe Shkup.  Sipas institutit të Gjeoshkencës, ujit dhe mjedisit në Vlorë tërmeti ishte me magnitudë 3.4 i shkallës rihter .

Po ashtu edhe në Shkup janë ndjerë lëkundje tërmeti.

Sipas të dhënave nga departamenti i sizmologjisë tërmeti me magnitudë 3.4 të shkallës rihter ishte me epiqendër në Haraçinë, 8 kilometra larg  Shkupit dhe me një thellësi 2 km.

Ndërsa në Greqi tërmeti u regjistrua rreth orës 12:54 afro 11 kilometra në lindje të Thivas, në një thellësi prej 5 kilometra. Lëkundjet u ndjenë edhe në Athinë. Nga lëkundjet nuk ka dëme materiale.

Tv Klan






Të ngjashme