Sizmiologu italian: Mund të kishte 300 viktima

Me një forcë të tillë mund të ishin regjistruar 300 viktima. Kështu u shpreh për tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës “Alert Tsunami” i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve ne Itali

Në një intervistë për “Corriere della sera”, ai e ka krahasuar këtë ngjarje të rëndë me atë të ndodhur në Umbria në 24 gusht të 2016, ku tërmeti me magnitudë 6.0 u mori jetën 299 personave.

Dy të tjerë në tetor dhe një në janar 2017, më I lehti me magnitudë 5.1 pasuan atë tërmet që shënoi historinë në zonën e Umbrias.

Sizmiologu Italian thotë se ashtu si në Umbria, edhe ne Shqipëri lëkundjet e tokës do te vazhdojnë për muaj e madje edhe për vite me radhë.

“Me kalimin e kohës ato zvogëlohen në numër dhe madhësi, por nuk përjashtohet as mundësia e një tërmeti tjetër të fortë”, shprehet ai.

Amato shpjegon se epiqendra ishte nën toke dhe jo ne det, cka do të shkaktonte edhe një tsunam.

Ai sjell në vëmendje faktin se në 100 vitet e fundit janë regjistruar 7 tërmete të fortë me magnitudë mbi 6 në shkallën rihter, ku më i fuqishmi ishte ai i vitit 1979, me epiqendër në Mal të Zi, por me dëme të konsiderueshme në njerëz e ndërtesa, në Shkodër.

Tv Klan