Policia në kërkim të autorit, pronari: Nuk kam konflikte
Ky kallëp tritoli u gjet në derën e një dyqani lulesh në Sarandë. Lënda plasëse u pikas nga një punonjës i biznesit që njoftoi më pas policinë. Dyqani është në pronësi të avokatit Ilia Thanasi ndërsa sipas policisë fitili ishte i ndezur, por nuk ka shpërthyer.
Mësohet se autori para se të vendoste lëndën plasëse është kujdesur për të ulur automatin e energjisë elektrike në mënyrë që kamerat e sigurisë të mos ishin fuksionale. Për identifikimin e tij uniformat blu kanë sekuestruar kamera të bizneseve të tjera në zonë.
Pronari i biznesit ka thënë në marrjen në pyetje në polici se nuk ka konflikte me njeri. Megjithatë blutë hetojnë punën e tij si aovkat dhe atë të kryetarit të komunës Aliko detyrë që e ka mbajtur disa vite më parë.
Klan News