Një sasi lënde eksplozive iu vendos mbrëmjen e kësaj të marte një automjeti në Tiranë. Burime paraprake të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth 20:40, në rrugën “Belul Hatibi”.

Makina, e cila ndodhej e parkuar, është në pronësi të një personi me iniciale D.H. Policia thotë në automjet

“është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit”.

Nuk dihen ende autorët apo shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse. Një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/tvklan.al