Efektivja e paraburgimit  të Vlorës Elmira Binaj ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor pasditen e sotme në rrugën e varrezave në këtë qytet.

Një mjet që po vinte nga Llakatundi dhe që dyshohet se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, është përplasur me mjetin ku ndodhej efektivja Binaj. Makina e saj ishte e ndaluar në momentin e aksidentit. E plagosura po merr ndihmën mjekësorë në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al