Klosi: Të gjithë janë sistemuar në banesa

Thuajse 3 muaj pas tërmetit të 26 Nëntorit, të gjithë familjet që u strehuan në hotele, tashmë janë larguar dhe janë sistemuar në banesa me qira.

Në prezantimin e raportit të hartuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara mbi reagimin e industrisë së turizmit në ditët e katastrofës, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi vlerësoi mbështetjen e dhënë prej agjencive hoteliere.

Të dëmtuarit më të mëdhenj nga tërmeti i 26 Nëntorit janë bizneset. Qytetarët e strehuar në hotele janë vlerësuar pozitivisht shërbimin në hotelet ku u strehuan. 

Tv Klan