Lëngu i karotës dhe xhenxhefilit, përfitime fantastike për shëndetin

Lëngu i karotës dhe xhenxhefilit, përfitime fantastike për shëndetin

22:41 18/01/2020

Frutat dhe perimet janë pjesa më e rëndësishme e dietës sonë. Ato kontribuojnë në shëndetin tonë në mënyra të ndryshme, ndërsa përmbajtja e tyre ushqyese është e pamundur të merret nga çdo dietë tjetër.

Më poshtë do të gjeni një nga pijet më të shëndetshme që është e lehtë për tu bërë dhe ka përfitime fantastike për shëndetin, dhe ky është lëngu i xhenxhefilit dhe karotave.

Cilat janë përftimet?!

Forcon sistemin imunitar– Kombinimi i karotës dhe xhenxhefilit ju ofron vitaminat A dhe C, që janë të rëndësishme për qelizat e gjakut, ndërsa vetitë antioksiduese dhe anti-inflamatore të xhenxhefilit përmirësojnë imunitetin.

Mban në nivel normal diabetin- Xhenxhefili ul nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson efikasitetin e insulinës dhe zvogëlon ndërlikimet që lidhen me diabetin. Karotat janë gjithashtu të dobishëm për pacientët me diabet pasi kanë një indeks të ulët glicemik

Përmirëson shëndetin e zemrës– Karakteristikat antioksiduese dhe pastruese të karotave ndihmojnë shëndetin kardiovaskular. Përveç beta-karotenit, alfa-karoteni dhe luteina në karota, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër, ndërsa përmbajtja e kaliumit ul presionin e gjakut. Xhenxhefili gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit dhe rregullon presionin e gjakut.

Trajton dhimbjet e muskujve– Kombinimi i karotës dhe xhenxhefilit është i pasur me veti anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të muskujve pasi qetëson inflamacionin në muskuj.

Përmirëson shëndetin e lëkurës– Karotat përmbajnë beta-karoten, i cili përmirëson shëndetin e lëkurës, ndërsa xhenxhefili ka antioksidantë, vitamina dhe minerale që përmirësojnë strukturën e lëkurës.

Tejet i mirë për gratë shtatzëna– Studimet kanë treguar që lëngu i xhenxhefilit dhe karotave është i dobishëm për nënat shtatzëna sepse prania e vitaminës A rrit ndjeshëm rritjen e qelizave, gjë që ndihmon zhvillimin e shëndetshëm të fetusit në mitër. Pirja e lëngut gjithashtu ndihmon në parandalimin e rrezikut të infeksioneve të brendshme që mund të ndikojnë në fetus. Për më tepër, gratë shtatzëna gjithashtu kanë nevojë për shumë kalcium, të cilin e ofron ky lëng.

Recetë si ta përgatisni

Përbërësit: 4-5 karota të freskëta, pak xhenxhefili, një limon, pak kanellë.

Përgatitja: Prisni karotat, lajini dhe thajini. Pastroni lëkurën e xhenxhefilit dhe lajeni mirë. Vendosni karotat dhe copat e xhenxhefilit në blender deri sa të krijohet lëngu. Pasi ta merrni lëngun në një gotë, shtrydhni limonin  dhe shtojini pak pluhur kanelle dhe pijeni çdo ditë në mëngjes. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi