I përkisni kategorisë së personave që nuk pranojnë të heqin dorë nga kafja e tyre në mëngjes? Dhe nëse ne ju themi se një lëng portokalli mund t’ju ndihmojë të keni trupin për të cilin gjithmonë ëndërroni?

Një lëng i thjeshtë portokalli nuk është i mjaftueshëm për të larguar kilogramët e tepërt.

Në gotën me lëng portokalli shtojmë pak lëng grejpfrut, i cili është një nga më të njohurit për tretjen e dhjamit. Portokalli do të mbulojë shijen e tij të hidhur. Ky lëng është gjithashtu i pasur me Vitaminë C dhe A, por edhe likopen, i cili ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave të tjera të dëmshme nga trupi. Ai gjithashtu përmban pektinë, e cila ndihmon në uljen e kolesterolit dhe në stabilizimin e metabolizmit.

Në gotë duhet të shtoni dhe pak kanellë, e cila konsiderohet një antioksidant i fuqishëm me veprimtari anti-inflamatore, lipolitike dhe antimikrobike. Kanella ndihmon në kontrollin e niveleve të glukozës në gjak. Ky lëng do ju ndihmojë të humbisni peshë dhe të jeni plot energji. Mos nguroni ta provoni!/tvklan.al