Për të pasur një imunitet të fortë dhe për të qenë të shëndetshëm është shumë e rëndësishme konsumimi i frutave, perimeve, por edhe i lëngjeve të ndryshme.

Një pije efektive dhe e shijshme që forcon imunitetin konsiderohet lëngu që përftohet nga përzierja e panxharit, karrotës dhe mollës.

Përveç se se rrit imunitetin, i jep lekurës shkëlqim dhe shoqërohet edhe me një sërë benefitesh të tjera shëndetësore.

Panxhari dhe karrotat të përziera së bashku ndihmojnë në proçesin e tretjes, për shkak të pranisë së fibrave.

Kombinimi ndihmon në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak. Gjithashtu panxhari dhe karota përmbajnë luteinë, beta-karoten dhe alfa, që janë lëndë ushqyese të mira për zemrën.

Lëngu shërben edhe si një detox për largimin e toksinave nga trupi, duke pastruar të gjitha organet.

Përmbajtja e lartë e vitaminës A forcon muskujt e syve dhe i mbron nga lodhja ose tharja, si pasojë e ekspozimit të gjatë para ekranit të telefonit ose kompjuterit.

Vitamina A në perime është e njohur për vetitë e saj kundër plakjes, ndërsa beta-karoteni tek karrota vepron si një antioksidant që ngadalëson plakjen e qelizave.

Ky kombinim është gjithashtu ideal për humbjen në peshë./tvklan.al