Futbollisti kuqezi u dëmtua në takimin ndaj Lausanne dhe do t’i duhen deri në 6 javë të rikuperohet

Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë Emir Lenjani nuk do të jetë i gatshëm për takimet e rëndësishme të Shqipërisë në Shtator kundër Polonisë dhe Hungarisë.

Përfaqësuesja do të luajë në sfidat kualifikuese për botërorin e Katarit 2022 përkatësisht më 2 dhe 5 Qershor.

Klubi zviceran i Gras-shopersit njoftoi se mesfushori i majtë ka pësuar një dëmtim në gju dhe kavilje në takimin kundër Lozanës në kampionatin zviceran.

Sipas stafit mjekësor, lojtarit 32-vjeçar do t’i duhet që të qëndrojë nga katër deri në gjashtë javë jashtë fushe për t’u rikuperuar.

Edhe mesfushori kuqezi  që gjithashtu luan te Gras-shopers, Amir Abrashi, u dëmtua në sfidën kundër Lozanës.

Futbollisti pësoi një dëmtim në mollëz në ndeshjen e kundër Lozanës dhe kreu një ndërhyrje kirugjikale.

Ai pritet të rikthehet shpejt në fushë. Sipas klubit, 31-vjeçari besohet se do kthehet në stërvitjen e ekipit pas 1 jave. Abrashi është një ndër futbollistët titullarë të Shqipërisë. Por tekniku italian do të duhet që të bëjë për dy takimet e rëndësishme pa Lenjanin.

Klan News