Ermir-Lenjani

Ermir Lenjani është në planet e Nantes. Mesfushori i Kombëtares që aktivizohet me Rennes po në Ligue 1, kategoria e parë në Framcë, shikohet si një përforcim i mundshëm sipas sportive “L’Equipe”.

Lenjani e nisi kampionatin në stol duke hyrë në fushë në minutën e 13’ në humbje 2 – 1 në fushën e Bastia. 26-vjeçari u afrua te Rennes janarin e kaluar, por për shkak të dëmtimeve luajti shumë pak.

Skuadër të re ka gjetur Migjen Basha. Ai do të luajë për 2 sezonet e ardhshëm te Luzern. Ai gjen aty një tjetër shqiptar Jahmir Hykën. Në kërkim të një ekipi janë disa kuqezinj. Hamburgu po vëzhgon Andi Lilën dhe Arlind Ajetin. Të dy janë pa ekip. Për Lilën intersohet edhe Panathiaikosi. Ende e pazgjidur edhe situata e Lorik Canës.

Me shumë mundësi kapiteni i Kombëtares do të qëndrojë te Lazio edhe për sezonin e mbetur në kontratë, por merkato ende nuk është mbyllur. Ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij edhe Hamdi Salihi që po luan me Skënderbeun, por ka oferta nga Izraeli kampionat ku është aktivizuar sezonin e fundit.

Tv Klan