Ermr Lenjani ishte në superformë në përballjen mes Young Boys dhe Sion të shtunën në Bernë. Futbollisti i Kombëtares zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer edhe pse ekipi i tij u mund me rezultatin 3 – 2.

Lojtari i Sion realizoi golin e parë, duke shfrytëzuar në pasim të saktë nga Toma në minutën e 17’. Meritë e Lenjanit ishte edhe goli i dytë. Ai organizoi aksionin me goditjen që u devijua nga Camara duke u vlerësuar si autogol.

Përmbysja erdhi gjatë pjesë së dytë me Young Boys që komandoi lojën dhe fitoi takimin në minutat shtesë. Një tjetër futbollist i Kombëtares ishte protagonist në kampionatin izraelit. Valon Ahmedi shënoi golin e parë dhe pasimet për dy të tjerët në fitoren 3–0 të Ironi Kiryat Shmona ndaj Bnei Sakhnin.

Tv Klan