Katarakta e syrit, e njohur kryesisht si një sëmundje që vjen me moshën, prek thuajse të gjithë pensionistët.

Prej disa ditësh ky shërbim ka nisur të mbulohet nga shteti.

Kjo 70- vjeçare, është një nga 8 pacientët që ka kryer ndërhyrjen për të rikthyer shikimin, të cilin e kishte humbur thuajse plotësisht.

Pacientja:

Nuk kisha dhimbje, por nuk shikoja fare…

Edhe pse një procedurë kirurgjikale, e cila zgjat jo më shumë se 10 minuta, por shpesh neglizhohej nga pacientet për shkak të kostos së lenteve.

“Kishim dy vjet që e dinim, por ishte kosto shumë e lartë për pensioniste.

Pacientët që do të kenë nevojë për këtë ndërhyrje do të duhet të ndjekin sistemin e referimit, duke shkuar më parë tek mjeku i familjes, më pas ai okulist dhe në fund në Qëndrën Spitalore Universitare.

Ermal Simaku, kirurg okulist në QSUT:

Brenda vitit 2019 në Qendrën Spitalore Universitare parashikohen të kryhen mbi 2000 ndërhyrje të tilla, të cilat do të jenë sipas një listë pritje paraprake.

Tv Klan