Lentet estetike janë të rrezikshme!

Lentet estetike janë të rrezikshme!

13:01 28/09/2019

Lentet e kontaktit, të përdorura në vend të syzeve optike kryesisht për qëllime estetike, po u rrezikon shikimin shumë personave. Në Britaninë e Madhe është dhënë alarmi nga autoritetet se të gjithë ata që kanë përdorur lente të “Johnson & Johnson’S Acuvue” duhet të heqin dorë prej tyre dhe të nisin kontrollet mjekësore.

Kompanisë në fjalë i është kërkuar të tërheqë produktin nga tregu, pasi janë konstatuar grimca të rrezikshme që çojnë në acarim dhe dëmtim të sipërfaqes së syrit dhe qepallave.

Agjencia Rregullatore e Mjekësisë dhe e Produkteve të Kujdesit Shëndetësor u ka bërë thirrje klientëve të kthejnë lentet e tyre dhe të mos i përdorin më, edhe nëse deri tani nuk kanë vërejtur probleme.

Autoritetet kanë kërkuar që strukturat përkatëse të ndërgjegjësojnë qytetarët për pasojat dhe të merren masa për të korrigjuar problemet që u janë shkaktuar.

Sipas tyre, shumica e përdoruesve të lenteve rrezikohen nga fotofobia, frikë nga drita dhe pamundësi të të parit të dritës, të shoqëruar edhe me fryrje të qepallave. Dëmtimet e konstatuara janë të shumta dhe mund të çojnë edhe në verbim.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT