Leonard Bombaj flet për njohjen me bashkëshorten



Leonard Bombaj flet për njohjen me bashkëshorten

14:05 29/05/2020

Regjisori dhe producenti i njohur, Leonard Bombaj ishte i ftuar në programin “Historia ime”, në TV Klan. Përveç anës profesionale, ai u ndal edhe tek jeta e tij private dhe njohja me bashkëshorten.

Bombaj shprehet se historia e tyre është mjaft interesante. Ata janë njohur në kohën kur ai ishte duke kërkuar nëpër shkolla aktorë. Fillimisht nuk kishte zgjedhur Aldën, por në momentin kur do largohej, vështrimi i tij u ndesh me dy sy që po shikonin. Këtu nisi gjithçka për të vazhduar më pas me një histori shumë të bukur dashurie.

Sot Bombaj dhe Esmeralda janë prindër të dy fëmijëve dhe vetë producenti shprehet se e do njësoj si atëherë, ndoshta edhe më shumë.

Mirela Milori:  Tek “Tingujt e Harresës” është filmi që je njohur edhe me bashkëshorten!

Leonard Bombaj: Është filmi që jam njohur me bashkëshorten. Me thënë të drejtën po të fillojmë nga pjesa civile e njohjes, ishte koha kur unë isha akoma një beqar, jo i vonuar, por një beqar që nuk doja ta prishja statusin tim të beqarisë.

Mirela Milori: Ishe problematik si beqar apo jo?

Leonard Bombaj: Jo problematik, po nuk më pëlqente fjala që unë fejohem. Madje edhe kur u lidha me të dashurën time, që shumë shpejt ajo më prezantoi me familjen dhe unë s’kisha shans ta quaja të dashur, domethënë ma punoi ajo mua. Unë ia prezantoja shoqërisë, miqëve të mi  dhe i thoja e fejuara dhe të gjithë qeshnin dhe kjo ka zgjatur një muaj rresht. Por historia më e bukur është si e kam njohur Aldën, kjo ka qenë shumë interesante. Ishte momenti që ne donim një personazh që të ishte dhe e bukur, por edhe e fshehur në bukurinë e vet. Një njeri që është i harruar me jetën e vet, duhet që ta fshehë atë gjë dhe na duhej një personazh i tillë. Në momentin kur e kam njohur Aldën, ka qenë momneti kur hynim nëpër shkolla dhe kërkonim aktorët. Ne shikonim imazhet që na dukeshin të përshtashëm, Aldën nuk e zgjodha në asnjë vend, në asnjë nga klasat që hyra. Ka qenë shumë e çuditshme dhe unë këtë e quaj vërtet, siç themi ne, çfarë është e shkruar është e shkruar. Mbasi mbarova zgjodha tre vajza tek klasa e Aldës, po mbyllja derën dhe tani imagjino kur mbyllet dera, këtu është bordura, këtu është dera që mbyllet dhe mbetet vetëm pak, dhe unë pashë vetëm dy sy që po shikonin. Imagjino po mos e kisha mendjen, sot nuk do të ishte bashkëshortja ime. Edhe derën e kam hapur prapë dhe i kam thënë: Po juve ju pëlqen të vini për film? Po tha kjo.  Tani si ta quaj unë këtë mbas kaq vitesh, isha unë që e kërkova apo ishte ajo që më kërkoi mua?

Mirela Milori: Mbas kaq vitesh, me dy fëmijë. Sa vjeç janë fëmijët?

Leonard Bombaj: Kam Sirean e vogël, që e kemi mjaltin tonë, është 9 vjeç e gjysëm dhe kam Arbin që është 16 vjeç, një adoleshent që nuk e di që më shumë ka kaçurrela sesa mend. Po ta dëgjojë do më shajë.

Mirela Milori: Sa vjet ke që njihesh me Esmeraldën?

Leonard Bombaj: Me Esmeraldën i bie 25 vjet.

Mirela Milori: 25 vjet dhe ti nuk e harron atë derën që mbyllet dhe dy sytë e saj duke u mbyllur dera?

Leonard Bombaj: Jo vetëm ajo, po unë Aldën jo më larg se 4-5 ditë i bëra dhe dedikimin, e dua po njësoj, madje më shumë dhe mbas këtij emisioni do ta dua dhe më shumë./tvklan.al




Të ngjashme