Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Deputeti Leonard Demi ka sqaruar sot arsyet e rikthimit në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas tij PD, ka nisur tani një fillim të ri, gjë që i përshtatet me idetë e Demit për reformimin.

Leonard Demi:- “Kur një anëtar partie zgjidhet nga strukturat e partisë ai s’ka veçse t’i respektojë dhe të punojë në kuadrin e këtyre strukturave”.

Gazetarja:- “A keni bërë ju kërkesë për t’u rikthyer në grup?

Leonard Demi:- “Kërkesa ime është si kërkesa e të gjithë anëtarëve të partisë që respekton statutin dhe forumet e partisë. Unë qëkur u ndamë nga grupi parlamentar i PD, kamë qenë kundër kësaj ideje dhe kam punuar vazhdimisht që PD, të forcohet dhe të riparojë disa nga ato element që mua nuk më janë dukur në lartësinë e duhur. Kështu me një parti që s’është PD, unë nuk kam se si të qëndrojë në grupin e saj”.

Gazetarja:- Duke pasur parasysh deklaratat e i ndërsjellëta si nga ju, si nga zoti Berisha, si i shikoni marrëdhëniet me të?

Leonard Demi:- “Unë gjithmonë jetën time politike, nuk e kam parë marrëdhëniet me individë, unë personalisht me zotin Berisha, nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë kundërshtim personal. Linja, drejtimi i ri i PD është shumë i mirëpritur, sepse për mua e zgjeron dhe e forcon partinë, i siguron asaj përkrahjen e nevojshme ndërkombëtare dhe i hap rrugën për të nxjerr vendin nga situata e rëndë politike dhe ekonomike”.

Ndërsa sekretari i Partisë së Re Demokratike, Genc Pollo, deklaroi se nëse Berisha do të nis një ftesë zyrtare me shkrim, do të ndryshojë apo demokratizojë partinë, ne do ta shqyrtojmë seriozisht idenë e bashkimit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego