Ministri i Shëndetësisë,  Leonard Solis urdhëron që të gjithë pacientët që tejkalojnë shërbimin ambulator do të paguajë një tarifë në spital dhe maternitete për shërbimin e tyre, pasi sipas tij quhen pacientë të jashtëm. Ministri përcakton që gratë shtatëzëna duhet të vizotohen në qëndrat shendetësore e më pas të paraqiten në maternitet gjë që nuk e bëjnë dhe që shkakton probleme.

“Shpeshherë shohim që ka shmangie nga kjo procedurë dhe shumë prej tyre grave kalojnë në spital duke shmangur këto hallka dhe duke shkaktuar dy gabime. Problemi i parë është që humbet ndjekja e rregullt e gruas nga mjeku i saj dhe problemi i dytë është që spitalet e Tiranës kanë një kosto të veten të planifikuar për pacientët e saj.  Kjo na shkakton probleme edhe në pagesa.” – u shpreh Solis.

Pavarësisht se ky rregull ka qënë vendosur më herët, nuk ka gjetur hapësirë për tu zbatuar.

Pamje Leonar Solis intervistë, pamje bebash në inkubator, mjek, pacientë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj