Ministri Leonard Solis në bashkëpunim me OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) do të bëjë trajnimin dhe specializimin e mjekëve në vend. Sipas tij nuk do të ketë më trajnime jashtë vendit ku shoqërohen dhe me harxhime të tepërta.

” Deri më sot në dërgonim njerëz për tu trajnuar për menaxhimin e spitalit jashtë shtetit kurse tani në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë do i bëjmë këtu këto trajnime. Ekziston një projekt nga Banka Botërore në Shqipëri në sistemin shëndetësor për trajnim e tyre dhe po vazhdon trajnimi i drejtuesve për administrim dhe menaxhim spitalor. “

Solis siguron se nëpërmjet ketyre trajnimeve , spitalet do të drejtohen dhe menaxhohen më mirë në të ardhmen.

Pamje Ministria e Shëndetësisë, Ministri Leonard Solis intervistë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj