Leonard Tahiraj ka studiuar për

rreth 3 vite në shkollën e mesme të bashkuar “Didin Bishani” në Kurjan të

Roskovecit. Më pas ka emigruar dhe kur është kthyer, ka kërkuar të përfundojë

gjimnazin me kohë të pjesshme. Por nga shkolla i thanë që me numrin e amzës së

tij, 267, është diplomuar dikush tjetër.

“Unë kam bërë tre vite mësim në shkollën “Didin

Bishani”. Pasi jam regjistruar për vitin e tretë, jam larguar për në

emigracion si gjithë të rinjtë. Kur jam kthyer nga emigracioni, kam vendosur që

ta vazhdoj shkollën e mesme dhe kam shkuar për të marrë një dëftesë te shkolla,

por më kanë thënë që me këtë numër amze nuk egziston fare ti, është diplomuar

dikush tjetër. Dua një zgjidhje. Dua të marr dëftesën dhe të vazhdoj shkollën e

mesme me korrespondencë që ta përfundoj”,
tregoi Leonardi, të cilit nuk i tregojnë as emrit e

personit që është diplomuar me amzën  e

tij. 

Meqënëse numrat e amzës

administohen nga drejtoritë e shkollave, emisioni “Stop” iu drejtua

shkollës së mesme “Didin Bishani”. Drejtoresha e shkollës u shpreh: “Më bëj një kërkesë. Unë do ta

protokolloj dhe do të kthej përgjigje me postë. Kjo është përgjigjia ime, çfarëdo

që ti të thuash”.

Në këtë përgjigje zyrtare thuhet

se Leonard Gëzim Tahiraj nuk figuron të ketë kryer asnjë vit shkollor pranë kësaj

shkolle dhe se me numrin e amzës 267  është diplomuar shtetasi me iniciale E.S.

Por ky qytetar disponon një dëftesë

të vitit të parë të shkollës së mesme të bashkuar “Didin Bishani”, në

vitin shkollor 2002-2003.

Pas kësaj përgjigjeje,Leonard

Tahiraj depozitoi një kërkesë dhe dokumentet përkatëse pranë Postës Shqiptare,

drejtuar prokurorisë për të hetuar se çfarë ka ndodhur me numrin e amzës së

tij./tvklan.al