Leonardo DiCaprio në mbrojtje të Vjosës

Leonardo DiCaprio në mbrojtje të Vjosës

20:14 31/10/2019

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i heceve.

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit të Pindit në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre” – shkruan DiCaprio.

Shumë figura të njohura janë bërë pjesë e fushatës për mbrojtjen e Vjosës, lumit të fundit të egër të Europës. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi