Aktori dhe modelja nxitën thashetheme për një lidhje të mundshme këtë verë

Aktori dhe producenti amerikan Leonardo DiCaprio është në një lidhje të re dashurie me modelen italiane Vittoria Ceretti.

Mediat ndërkombëtare rozë shkruajnë se marrëdhënia mes dyshes po bëhet serioze.

Çifti është shfaqur së bashku në disa takime në SHBA, por edhe jashtë vendit, duke nxitur thashethemet se bukuroshja brune mund të ishte partnerja e tij e re.

“Ata kanë kaluar shumë kohë së bashku në muajt e fundit dhe po e shijojnë kohën duke u njohur me njëri-tjetrin në një nivel edhe më serioz”, një burim i afërt me çiftin thotë për Page Six.

Dyshja bënë paraqitjen e tyre të parë publike gjatë një udhëtimi në Ibiza, Spanjë, në fillim të muajt  Gusht.

Në disa foto të publikuar në rrjetet sociale në atë kohë, modelja dhe aktori u fotografuan duke shkëmbyer një puthje pasionante teksa kërcenin shumë pranë njëri-tjetrit.

Klan News