Leonardo DiCaprio gjatë një udhëtim me varkë me partneren dhe miqtë, ka marrë gjithë vëmendjen pas ngjarjes së papritur.

Sipas revistës “People”, një 24-vjeçar nga Franca, kishte rënë nga jahti i tij afër St. Martin në Karaibe, ndërsa ishte në gjendje të dehur.

“Leo, me miqtë e tij dhe kapitenin e varkës, vendosën të ndryshojnë planin e pushimeve dhe të fillojnë të kërkojnë për të riun me varkën e tyre, edhe pse ata ishin orë larg prej pikës ku u raportua humbja e tij, tha një burim ekskluzivisht në revistën “People”.

Pas 11 orësh kërkim, ata arritën që të gjenin të riun, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e dorëzuar tek autoritetet.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 30 dhjetor, por është bërë publike ditën e sotme. /tvklan.al