Lepujt “shpëtojnë” nga Prada – TV KLAN

Lepujt “shpëtojnë” nga Prada

Nga viti i ardhshëm, nuk do të shohim më pellushë me lëkurë lepuri. Marka e njohur Prada ka vendosur që të mos bëjë pjesë të tyren në koleksionin e vitit 2020 Pranverë/Verë gëzofin e kafshëve. Pas protestave të shumta që grupet për të drejtat e kafshëve kanë zhvilluar, kanë bërë që kompania e famshme të jetë më e kujdesshme me materialet që zgjedh të realizojë krijimet e saj, sigurisht nëse nuk dëshiron të humbasë klientë.

Presidentja e markës, Miuccia Prada është shprehur se kompania e saj është e përkushtuar për inovacion dhe përgjegjësi sociale. Prandaj dhe vendimi për të zëvendësuar gëzofin e kafshëve me atë sintetik ka ardhur pas një dialogu të bërë me grupet e ndryshme për të drejtat e kafshëve.

Vitin e kaluar, Chanel dhe Burberry gjithashtu hoqën dorë nga përdorimi i gëzofit, ndërkaq Gucci nuk përdor gëzof në produktet e veta që nga viti 2017. Një lajm jo fort i mirë për divat që shpenzonin miliona para për të bërë të tyren një veshje me gëzof origjinal. Nuk dihet sesi ky vendim do të ndikojnë në financat e markave të njohura, por megjithatë e gjitha kjo është më të mirë të shoqërisë.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione