Në intervistën e tij të “31 pyetjeve” në “Rudina”  në Tv Klan, Xhimi Lazri tregoi se si ishte i ati ai që e shtyu fillimisht drejt muzikës. Gjatë rrugëtimit të tij, rrjedha ndryshoi dhe shkoi drejt librit me të cilin ka realizuar dhjetëra përkthime fantastike. Por ndërsa reflekton mbi të shkuarën, përkthyesi thotë se do të dëshironte që libri të kishte qenë rruga e parë që do të kishte ndjekur, jo muzika.

Rudina Magjistari: Këshilla më e mirë që do i jepje Xhimit 17-vjeçar?

Xhimi Lazri: Xhimi 17-vjeçar…. lër muzikën.

Rudina Magjistari: Jo, s’e besoj!

Xhimi Lazri: Po.

Rudina Magjistari: Vërtet? Ti je penduar që je marrë me muzikë?

Xhimi Lazri: Besoj se po. Penduar, shiko. Unë nuk kam ndonjëehrë pendesa kështu të fuqishme, të mëdha sepse gjithçka, jeta e njeriut është atje. Por besoj që natyra ime më e thellë, më e plotë ka qenë këtu, drejt librit

Rudina Magjistari: Ti do kishe dashur që që herët të ishe fokusuar aty ndoshta.

Xhimi Lazri: Po./tvklan.al