Tekniku i Kukësit pranon gabimet  

Sezoni i ri i futbollit shqiptar nisi me shumë rivalitet, që në takimin e Superkupës mes Kukësit dhe Partizanit. Kampionët e Shqipërisë mundën verilindorët me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë.

Brown ishte njeriu i ndeshjes, i cili barazoi rezultatin pak minuta para fundit të 90 minutëshit dhe më pas shënoi dy herë në kohën shtesë.

Një sfidë mjaft interesantë dhe e luftuar, teksa të kuqtë shënuan të parët me anë të Esat Malës, që në start. Me shumë ndryshime, Kukësi gjeti forcat të përmbyste gjithçka me dy golat e Emiljano Mustës. I gjithi për tu shijuar realizimi i dytë i Elbasanit, që nga një goditje dënimi la të shtangur skuadrën e Franco Lerdës.

Kur gjithçka u duk se po shkonte drejt fundit, tekniku Italian bëri lëvizjen e  duhur, duke i dhënë minuta xhamjkanit Brown, i cili realizoi tregolëshin e parë në Shqipëri, si dhe i dha trofeun skuadrës së tij.

Kukësi dhe Partizani do të ndeshen sërish të premten në orën 19:00, po në Elbasan Arena, por këtë herë për javën e parë të kampionatit.

Tv Klan