Partizani nisi fazën e shkurtër përgatitore në Slloveni pikërisht në ditën e shortit. Të kuqtë do të luajnë në turin e parë të Champions League me Qarabag, një kundërshtar i vështirë, pasi ka përvojë në aktivitet kontinentalë. Trajneri i sapoemrëuar Franco Lerda beson se mund të arrijnë rezultat.

“Nuk kisha preference, në fund të fundit duhet të mendojmë për veten tonë që të shkojmë në ndeshje me përgatitjen e duhur taktike e fizike,  por mbi të gjitha psikologjikisht të bindur se mund të kalojmë turin, sepse ndeshje të lehta nuk ka.”

Partizani do të qëndrojë në kampin stërvitor në Slloveni deri më 2 Korrik ku do të zhvillojë edhe disa miqësore. Takimi i parë me Qarabag do të luhet më 9 ose 10 Korrik në Shqipëri.

Tv Klan