“Lëreni vajzën tonë të kthehet në shtëpi dhe gjithçka do të jetë si më parë”. Ky është apeli i babait të 19-vjeçares shqiptare e cila prej disa ditësh rezulton e zhdukur në Greqi. Babai i Artemis bën apel atyre që i kanë marrë peng vajzën që ta lirojnë, pasi e gjitha familja është duke vuajtur.

Mediat greke shkruajnë se vajza është larguar nga shtëpia të premten për një intervistë pune, por nuk është kthyer më në banesë.

Babai i të resë shprehet se për herë të fundit e ka parë teksa futej tek shtëpia e të dashurit, me të cilin kishin pasur disa probleme kohët e fundit.

Ajo është telefonuar disa herë nga familja, por telefoni i saj tashmë është i fikur dhe askush nuk e di se ku ndodhet.

“Nuk ishte një tip i hapur”, thonë miqtë e saj që bëjnë apel që ajo të kthehet. Prindërit e 19-vjeçares kanë kontaktuar dhe me të dashurin e vajzës, por as aty nuk kanë marrë një përgjigje./tvklan.al