Një baba nga Bangladeshi po i lutet qeverisë që t’i japë lejen për eutanazi, për djemtë dhe nipin e tij, pasi sipas tij ata “nuk kanë asnjë shpresë për t’u përmirësuar”.

Tofazzal Hossain i dërgoi një letër administratës lokale duke i kërkuar ndihmë që t’i marrë jetën djemve të moshës 24, 13 dhe 8 – vjeç.

Të tre vuajnë nga

Duchenne Muscular Dystrophy

, një sëmundje e egër e degjenerimit të muskujve, që shkakton debulesë dhe përkeqësim progresiv me kalimin e kohës.

Kjo është një ndër format më të zakonshme dhe më të rënda në distrofisë muskulare dhe prek zakonisht djemtë në moshë të herëshme. Meshkujt me këtë sëmundje jetojnë 20 deri në 30 vjet.

Kërkesa e këtij babai ka ngjallur një debat të rrallë mbi eutanazinë në vend, që nuk ka një shërbim shëndetësor kombëtar dhe përllogarit 600 mijë persona që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme.

Duke foluar për agjencinë e lajmeve AFP, Hossain tha:

“Jam kujdesur për ta prej vitesh. I kam dërguar në spitale në Bangladesh e Indi, shita dyqanin në mënyrë që të paguaja trajtimet e tyre, por tani jam trokë. Qeveria duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me ta. Po vuajnë dhe nuk kanë asnjë shpresë për t’u përmirësuar, nuk mund të duroj më shumë.”

Shitësi i frutave nga rajoni i Meherpur thotë se djemtë janë të ndërgjegjshëm për sëmundjen e tyre, por nuk mund të bëjnë asgjë për veten dhe janë të ngujuar në shtrat.

Vrasja për mëshirë është e ndaluar nga ligji laik dhe kodi fetar në Bangladesh, në një vend ku shumica e popullatës është myslimane.

*Eutanazia apo ndryshe, sipas greqishtes, vdekja e ëmbël, është vullneti i pacientit në një stad terminal të jetës, apo familjarëve të tij për t’i dhënë fund vuajtjeve përgjithmonë, përmes një ndihme mjekësore. Pra, përshpejtimi i vdekjes

./tvklan.al