Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një deklaratë për media paralajmëroi shkrirjen e disa strukturave të policive bashkiake, për të cilat tha se janë shndërruar në një rrezik publik.

Qeveria do të marrë masa të mënjëhershme të shkrijë disa struktura të policive bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë misionit të tyre dhe janë shndërruar në një rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet. Ndoshta kjo mund të jetë pak, por edhe shumë e sigurt”.

Lleshaj siguroi qytetarët se “e gjithë kjo shfaqje e turpshme aktesh barbare, nuk do të cënojë rendin dhe sigurinë e tyre. Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe pavarësisht vështirësive të posaçme të kësaj situate, nuk do të çedojë asnjë milimetër, nga përgjegjësia e saj për mbrojtjen dhe garantimin e ligjit”.

Incidentet e ndodhura në disa qytete të vendit, ku qytetarë, zyrtarë demokratë e policë bashkiakë u përplasën me policinë për lirimin e KZAZ-ve, Lleshaj i quajti akte kriminale, të cilat tha se do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit.

“Policia e Shtetit, garantja ligjore e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, e cila po provokohet dhe po sulmohet në mënyrë të organizuar, po përgjigjet dhe do të përgjigjet proporcionalisht dhe me vendosmëri deri në fund. Fatkeqësisht individë të verbuar politikisht, kryesisht punonjës bashkish, por për më keq punonjës të policive bashkiake, po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top, nga drejtuesit e tyre të bashkive dhe udhëheqësit dritëshkurtër të këtyre të fundit në Tiranë”./tvklan.al