Janë lëshuar në orbitë 34 satelitë që do shërbejnë për internetin global nga rrjeti OneWeb. Numri i plotë i satelitëve të kësaj kompanie arrin kështu në 74, ndërsa në orbitë ndodhen edhe 240 satelitë të tjerë Starlink të kompanisë SpaceX. Qëllimi është të ofrohet internet i shpejtë edhe në zonat më rurale e të vështira për t’u arritur me lidhjet kabllore.

Numri i përgjithshëm i satelitëve në orbitë, i parashikuar nga kjo kompani brenda vitit 2021, është 648.

Emergjenca dhe izolimi i miliarda njerëzve ka sjellë ditët e fundit një rritje të përdorimit të rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të komunikimit të pamenduar ndonjëherë.

Thirrjet në Messenger të Facebook dhe WhatsApp në terma të kohës së shpenzuar, kanë pësuar rritje me 1 mijë %. Sipas krerëve të Faceook, Instagram dhe WhatsApp rritja e përdorimit si pasojë e virusit nuk ka precedentë në të gjithë sektorin në nivel global dhe sforcimet tani janë përqendruar që të mbahet stabiliteti i aplikacioneve dhe funksionaliteti i sistemeve.

Klan Plus