Italia konfirmon dënimin në këtë shtet të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Letërporosia e mbërritur në Prokurorinë e Tiranës thotë se Admir Thanza ka qenë i dënuar për vjedhje në Itali, raporton ABC News.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë u shkarkua nga detyra në muajin Korrik me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Prokuroria e Tiranës po heton dënimin në Itali të Admir Thanzës, dhe pritet të vendosë nëse do ta çojë për ndjekje penale, pasi këtë dënim e kishte fshehur dhe nuk e kishte deklaruar në formular. Vet Thanza pranoi një dënim të tillë, por deklaroi se kishte marrë përsipër gabimin e kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit.

Ai tha se nuk e kishte kryer një vepër të tillë për të cilën është dënuar, por shtoi se e mori përsipër. Disa muaj më parë përpara shkarkimit nga detyra, DSIK në raportin e saj dërguar KPK-së theksonte se Admir Thanza ka pasur kontakte me persona të botës së krimit dhe ka probleme me deklarimin e pasurisë. Për këtë arsye ai u shkarkua nga detyra, por po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për falsifikim të formularit të Dekriminalizimit, pasi nuk ka deklaruar dënimin e tij në Itali.

/tvklan.al