Gjendet në Alaskë, ishte shkruar nga një marinar rus

Një mesazh i shkruar gjysmë shekulli më parë është gjetur brenda një shisheje të hedhur në det. Një 50-vjeçar në Alaskë ka gjetur letrën e shkruar në gjuhën ruse, që i përket Qershorit të vitit 1969 e që konsiderohej si një sekret i asaj periudhe.

Tyer Ivanoff e postoi në rrjetin social Facebook. Shkaku i postimit të menjëhershëm ishte shpresa se dikush do ta përkthente tekstin. Mësohet se letra është shkruar nga një marins në bordin e anijes ruse Sulak.

Përshëndetje të sinqerta! Nga Flota Ruse e Lindjes së Largët VRXF Sulak. Të përshëndes ty që do të gjesh letrën dhe të kërkoj t’i përgjigjesh adresës Vladivostok -43 BRXF Sulak për të gjithë ekuipazhin. Ju urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe lundrim të mbarë. 20 Qershor 1969“, thuhet në këtë letër.

Gazeta ruse “Nugget” mësoi nga Ivanoff se shishja nuk ishte e lehtë për t’u hapur dhe se ai kishte përdorur edhe dhëmbët për të hequr tapën. Sipas tij, letra nuk ishte e lagur, pasi shishja brenda ishte e thatë. Ai shtoi se mbante erë alkool .

Mesazhi më i hershëm në shishe ka qënë ai i gjetur ne Australi, i cili ishte shkruar 132 vite më parë. Në të kërkohej që letra t’i dorëzohej Observatorit Detar të Gjermanisë.

Mesazhet në shishe nuk kishin lidhje vetëm me persona të humbur që shpresonin që në këtë mëmnyrë dikush t’i gjente dhe t’i ndihmonte, por edhe bëheshin thirrje për pjesëmarrje në eksperimente të ndryshme të shkencës që zhvilloheshin asokohe. Me anë të kësaj mënyre, përcaktohej edhe drejtimi i rrymave për të ndjekur rrugë më të sigurta dhe të shpejta.

Klan Plus