Një lajm të shkëlqyer

” e quajti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian, me anë të së cilës ai thotë se i jepet fund ngërçit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, duke i hequr çdo alibi opozitës për ta kundërshtuar projektin. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se BE ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në.

Ndaj, shprehet Veliaj, tani që pengesat kanë rënë, duhet t’i hapet rrugë zhvillimit të Tiranës. “

Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet

”, shkruan Veliaj.

Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i miratuar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

Në letër shkruhet se “

Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë

”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përkundër asaj çfarë ka deklaruar deri më sot opozita shqiptare./tvklan.al