Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për situatën në Kosovë

Serbia ka mbajtur mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare për dy arsye: sigurinë e presidentit që lidhet më luftën kundër krimit dhe Kosovën. Presidenti, Alleksandar Vuçiç, ka marrë pjesë në takim, por për të folur ka dalë Ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç.

“Tema kryesore ka qenë situata në Kosovë, e cila është e komplikuar edhe në aspektin e sigurisë dhe të politikës dhe kemi diskutuar për masat e institucioneve tona. Por, duam të çojmë edhe një porosi që dëbimin dhe krimet ndaj popullsisë serbe nuk do t’i lejojmë”. 

Letra e presidentit amerikan, Joe Biden, në të cilën përmend njohjen reciproke, ka shqetësuar Serbinë publikisht pasi ajo ka pritur të ketë një marrëveshje të kompromisit. Analisti, Jaksha Shçekiç, thotë se Beogradi e ka të vështirë të pranoj një marrëveshje në këto momente, por që letra e Biden nuk është qëndrim i ri.

“Qëndrimi amerikan është i njohur. Çfarëdo bisedimesh në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të përfundoj me njohje të ndërsjellë. Por, ky qëndrim nuk ka qenë pjesë e urimit të Trump vitin e kaluar dhe Serbia ka shpresuar se mbase është harruar ose fshehur nën tapet. Por jo pasi ky është qëndrim edhe i BE-së”. 

Presidenti Vuçiç, pasi mori letrën tha se nuk mund të pranoj asgjë në dëm të Serbisë. I këtij qëndrimi është edhe analisti, Dejan Miletiç, i cili mbështet presidentin në këtë qëndrim.

“Zgjidhja e kompromisit është e vetmja mënyrë për të gjetur një dalje nga ky lëmsh. Por, ky është vetëm një segment. Çfarëdo presionesh nga Amerika apo Evropa nuk do të bëjnë punë pasi Serbia do të gjejë mënyra për ta prolonguar procesin dhe askush nuk do të mund ta detyroj të punoj në dëme të sajin”. 

Serbët kishin shprehur dyshime një pozitë më të vështirë që para zgjedhjeve amerikane për pozitën e Serbisë në rast të fitores së Biden. 

Klan News