Letra e Ramës/ Shehi: Zgjedhjet janë të falimentuara, pas 30 Qershorit mund të ketë takim – TV KLAN

Letra e Ramës/ Shehi: Zgjedhjet janë të falimentuara, pas 30 Qershorit mund të ketë takim

"Fyese dhe tallëse"

Letra publike që kryeminstri Edi Rama ju drejtua pasditen e së mërkurës kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për dialog pa kushte është cilësuar si fyese dhe tallëse nga kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.

Shehi, tha nga studio e emisionit “Opinion” se zgjedhjet janë të falimentuara dhe nuk do të ketë dialog deri në 30 Qershor”.

“Ne po shkojmë drejt bojkotimit definitiv të zgjedhjeve, s’ka për të patur zgjedhje, për ne janë të falimentuara. Pastaj ky mund të sajojë zgjedhje si të dojë. Do bëjmë çmos të mos bëhen. Do ftojmë njerëzit të mos shkojnë. Ne e fillojmë këtë punë që ditën e shtunë, për të thënë që aksioni opozitar është linerar. Këtu tek letra ka pak Konicë, është kaq i trashë saqë mendon se të tjerët e besojnë. Ajo është një letër tallëse, nëse do Basha ta pranojë le ta pranojë. Unë gjykoj që Basha e dha një gjysmë përgjigje. Të gjitha ato tallje që ka bërë më parë nga fjalime tribunash, këtë herë i ka hedhur në letër dhe ka bërë mirë. “Ku thotë kjo është një çështje e humbur”, kujton se ka një tufë budallenjsh. Këtë letër e ka çuar për zotin Basha, për ne dhe këto të tjerët. Kjo është tallje me shkrim. Pjesa opozitare po besoi këto përralla dhe sidomos 40 ditë pas zgjedhjeve vë në dyshim të gjithë rezistencën tonë”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se cila është arsyeja që Luzlim Basha të mos ulet në bisedime, Shehi, tha se ai nuk është kundër bisedimeve, por jo me këto kushte.

“Takimi mund të behët pas 30 Qershorit. Asnjë nuk është kundër që të ulen. Ne nuk mohojmë rregullat bazë. Unë nuk shikoj asnjë shpresë tek ajo letër.  Kemi tre muaj jashtë parlamentit dhe kërkesa jonë është të largohet ky zotëria dhe të jenë dhe njerëzit e këtij zotërisë për të bërë një gjë të mirë për Shqipërinë. Ne jemi që do vijë dita për tu negociuar, sot nuk janë kushtet për negociata. Më duket letër hipokrizie, ka ironi nuk ka kursyer as talljen e tij”.

Shehi gjithashtu përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e përplasjeve në 30 Qershor.

 “Unë nuk besoj se do të ketë përplasje në 30 Qershor”./tvklan.al

 

Kategori
Lajme nga EmisionetPolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione