Arbër Çekaj ka mohuar të ketë lidhje me planin e arratisjes nga burgu 313. Çekaj me anë të një letre me shkrim shprehet se Fatmir Pjetri është autori i planit të arratisjes dhe ai s’ka pasur dëshirë të largohej.

Ai shkruan se e ka ndjekur instinktivisht Pjetrin kur e ka parë që po largohej, por më pas është kthjelluar dhe nuk ka dashur që të ikte nga burgu. Më tej Çekaj shkruan se nëse do të ishte kriminel nuk do të ishte në burg, por në Dubai apo duke pirë kafe në Kosta Rika.

Arbri nuk ka goditur asnjë polic. I ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike për shkak të burgosjes së babait, ai vetëm ka ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin kur e ka parë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policisë ndalimi i tyre, por vetë Arbri ka menduar dhe është kthjelluar, se kjo nuk është zgjidhje.

Ai nuk është kriminel dhe respekton ligjet e shtetit, në të kundërt do të ishte larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do të ishte kriminel, ao do të ishte duke kafe në Kosta Rika.

Ai gjithashtu pohon se ka segmente të caktuara të shtetit që po punojnë kundër familjes Çekaj. Ai është thjesht viktimë, pasi plani ishte i Fatmir Pjetrit, fakt që ai e ka pohuar vetë. Ai ka qenë me kafe në dorë dhe kur e ka parë të largohej e ka ndjekur pa e ditur se ku po shkonte. Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime”, është kjo letra e Çekajt që është paraqitur në gjykatë nga avokati i tij.

Por edhe pse biznesmeni mohon të ketë lidhje, gjykata vendosi që ta lërë atë në izolim për 90 ditë./tvklan.al