Presidenti i Parlamentit Europain i është përgjigjur Gramoz Ruçit dhe kryeparlamentarëve të vendeve të tjera Ballkanit Perëndimor pas letrës së tyre ku kërkonin lehtësimin e rregullave për eksportet e pajisjeve mjekësore dhe shtimin e ndihmës për luftën ndaj pandemisë.

Në deklaratën e bërë publike në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se BE-ja po merr në konsideratë këto kërkesa.

“Ndaj, jam plotësisht dakord me ju kur thoni se çdo masë e marrë në nivel evropian duhet të përfshijë vendet tuaja, dhe së paku të mos shkaktojë ndonjë pasojë negative në përpjekjet tuaja për t’u pëtballur me pandeminë COVID. Të jeni të sigurtë se BE tashmë po shqyrton mënyrat për të përfshirë rajonin tuaj në mekanizmat e tij reagues. Si President i Parlamentit Evropian mund t’ju siguroj për mbështetjen time të plotë për të gjetur zgjidhjet më të mira, në mënyrë që ju të mund të mbroheni nga efektet negative të kësaj krize. Miqtë e mirë e tregojnë dashurinë e tyre në kohë të vështira, jo vetëm në kohë të mira. Është koha për solidaritet dhe rajoni juaj duhet të përfshihet. Nëse rrimë të bashkuar, mund të dalim më të fortë nga kjo krizë”, shkruan në letrën drejtuar kryeparlamentarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Parlamentit Europian, David Maria Sassoli.

Sassoli thotë se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane. Sipas tij kriza e pandemisë është një sfidë e paparë dhe një problem globa që nuk mund të ketë zgjidhje kombëtarë. Sassoli e sheh këtë krizë si një test për solidaritetin evropian./tvklan.al