Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nëpërmjet një letre publike i bëri apel kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, të tërhiqet nga gara për hir të interesave, stabilitetit dhe integrimit europian të Shqipërisë.  

Disa orë më vonë, Lulzim Basha falenderoi Kadarenë për shqetësimin e shprehur në letrën e tij, por i vendosur tha se do të respektojë procedurat normative që parashikon procesi i numërimit të votës.

Për të diskutuar mbi letrën e Kadaresë dhe përgjigjien e Bashës, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Fatos Lubonja, Frrok Çupi, Preç Zogaj dhe Ylli Rakipi./tvklan.al