Daniela ‘kërcënon’ Vilianin? “Mendon se unë dhe Lili kemi diçka”

Daniela ka realizuar herë pas here takime me Vilianin dhe mes tyre u duk se lindi diçka, mirëpo në puntatën e transmetuar ditën e sotme gjërat nuk u dukën aspak kështu. Fonistja kishte dyshime se Viliani dhe Lili kanë diçka më tepër se miqësi. Po çfarë u bë shkak për lindjen e këtyre dyshimeve?

Vilian: Çfarë ke ti me Danielën që mund të jetë e juaja?

Algert: Më tha që jam xheloz dhe unë i thashë arsyen pse, nëse do të kemi një marrëdhënie atëherë…

Vilian: Je xheloz?

Algert: Unë nuk jam xheloz për ty, por po them në përgjithësi…

Daniela: Unë ndryshe nga ty Vilian nuk e bëj partnerin xheloz, duke kapur një tjetër dhe duke lëshuar një tjetër!

Vilian: Po kë kem kapur moj? A ke ndonjë fakt?

Daniela: Kam shumë fakte që poston foto, video në TikTok. Viliani nuk ka postuar një foto dhe asnjë video me mua në rrjetet sociale, është gjithmonë në pauzë dhe nuk e di… Këto gjëra po më largojnë shumë.

Vilian: Nuk e shpreh dashurinë me foto. Nga njëra anë, mund ta mbush Instagramin me ty, dhe nga ana tjetër kur nuk jam mirë me ty, pse duhet ta bëj?

Daniela: Ti thua: E kam unë dikë që ta ruaj aty dhe po bëj qejf me të tjerat.

Vilian: Po njihemi, po pëlqehemi. Këto mendojnë se unë dhe Lili kemi diçka.

Daniela: Jo mendoj, por është e vërtetë. Pse nuk e pranoni se po na dilni si Andi dhe Klaudia pastaj.

Habit Leutrimi: Me shoqet puthem në buzë në Francë, janë puthje miqësore edhe mashkull me mashkull

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” u diskutua për mënyrën si e konceptojnë shqiptarët puthjen, ku ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte deklarata e Leutrimit.

Algerti: Ne shqiptarët e puthim dikë dhe e bëjmë direkt të dashur.

Leutrimi: Të tregoj për në Francë, mua më ndodh që shoqet e mia i puth dhe në buzë, si blis. Nuk do të thotë gjë që ta puthësh do të thotë të kesh diçka me të.

Eni Shehu: Nadjesh, Leutrimi jeton prej 4 vitesh në Francë, në Lion me familjen e tij dhe po tregon se atje në Francë i puthin vajzat lirshëm.

Nadjesh: Nuk e di për ty Leutrim, por për mua jo në fakt. I dashur Leutrim, mënyra si unë jam rritur në Francë me një baba afrikan, nëse përqafohemi, martohemi direkt.

Daniela: Dhe në Shqipëri nuk ngelesh më pas.

Eni Shehu: Nadjesh, se ndoshta nuk e ke kuptuar dhe Leutrimi nuk ta ka sqaruar, është një traditë në Francë, bizu që i thonë, kështu e kanë takimin ato.

Nadjesh: Edhe në veri të Francës, japin një puthje në buzë dhe këtë e quajmë ‘beke’, për shembull si vajzat me vajzën, si mami me vajzën…

Eni Shehu: Për këtë po fliste Leutrimi…

Letrimi: Këto janë puthje miqësore, vajza me vajzë, mashkulli me mashkull.

“Kemi ngrënë shumë rrush prandaj jemi të ëmbël” Daniela: Nuk e kam provuar akoma rrushin e Kosovës

Mbrëmjen e spektaklit të së hënës, Daniela i dha trëndafilin e mundësisë konkurrentit më të ri, Leutrimit. Ditën e sotme është komentuar kjo zgjedhje e saj, ku Leutrimi ka treguar arsyen pse mund ta ketë tërhequr fronisten drejt tij.

Daniela: Unë nuk u ndjeva keq që Leutrimi ndryshoi skuadër dhe erdhi këtej nga unë, përkundrazi që në momentin e parë që e pashë më dha një afrimitet. Më pëlqeu shumë si djalë, e krahasova me trëndafilin e parë që i dhurova. Të shohim si do të vazhdojë.

Eni Shehu: A mos po e vë në rrezik marrëdhënien me Vilianin?

Daniela: Po luaj dhe unë me Vilianin ashtu si֛ po luan dhe ai me mua. Ta shohim.

Vilian: Nuk kam luajtur asnjëherë me ty.

Eni Shehu: Kanë diçka të veçantë këto djemtë e Kosovës? I referohem një deklarate të Danielës…

Daniela: Sikur kanë mjaltë këto, tërheqin bletët.

Leutrim: E kemi rrushin dhe ma merr mendja se duke ngrënë shumë rrush jemi shumë të ëmbël.

Eni Shehu: Noshta rrushi është sekreti?

Daniela: Nuk e kam provuar akoma atë rrush.

Eni Shehu: Kur ta provojë, gjithë jetën do ta kërkojë. /tvklan.al