Bayern fiton dhe është 2 pikë larg kreut

Bayer Leverkusen barazoi pa gola sfidën me Borussia Mënçengladbah të shtunën. Skuadra e Alonso edhe pse pati shumë mundësi realizimi ia doli.

Për Leverkusen është ndeshja e 28 pa humbje radhazi në të gjithë aktivitet dhe është 4 takime larg rekordit të Bayern Mynih.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë fitoi me vështirësi 3 – 2 derbin baravarez me Augsburg, duke vazhduar ndjekjen e Bayer Leverkusen që tani është 2 pikë larg.

Të zotët e shtëpisë edhe pse patën më shumë mundësi shënimi nuk arritën të merrnin të paktën një pikë nga kjo sfidë. Për Bayern Mynih ishte fitorja e 15 në këtë sezon të Bundesliga.

Shtuttgart mundi thellë 5 – 2 Leipzig në përballjen për zonën Champions dhe mbrojti vendin e tretë në renditje. Një zotërim i vendasve ku spikati Deniz Undav me 3 gola të realizuar. Bundesliga po zhvillon takimet e javës së 19.

Tv Klan